Qysh me përgatitë Calgona caffe?
- dua.com Team ·
- 01.07.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Nëse e keni provuar Calgona caffe në ndonjë bar dhe dëshironi ta provoni përsëri atëherë ne po ju bëjmë me dije se atë shumë lehtë mund ta përgatisni më shtëpi. Receta që po ju sjellim më poshtë është për dy kafe.
Përbërësit për Calgona caffe
- 2 lugë nescafe classic (lugë e madhe e gjellës)
- 1 e lugë e gjysmë sheqer ( lugë e madhe e gjellës)
- 2 lugë të mëdha gjelle ujë të nxehtë
Procedura
Të gjitha këto i hedhim në një enë të thellë dhe i përziejmë me mikser derisa masa të bëhet e trashë, në formë shkume. Nëse doni që pija të jetë e nxehtë shtoni vetëm qumshtë të nxehtë apo ujë të nxehtë, sipas dëshirës. Kurse nëse doni të keni një pije të ftoftë atëhre shtoni akull në gotë si qumsht ose ujë të ftoftë.
Fakte interesante
Calgona caffe ishte shumë e fmashme në vitet 1970 dhe 80 në Korenë e Jugut. Para prezantimit të ushqimit të shpejtë amerikan, Mc Donalds. Nuk është si karameli, i cili është vetëm i ëmbël. Ajo në fillim ka shije të ëmbël, dhe pastaj ka një shije të hidhur. Kjo e bën atë një pije të përsosur pas ushqimit. Prandaj nëse nuk e keni provuar ende, provojeni!