Qysh me përgatitë Donuts?

  • dua.com Team ·
  • 02.10.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Donuts janë disa nga ëmbëlsirat më të dashura. Sidomos për fëmijë. Mirëpo zakonisht ato i hamë nëpër kafiteri e furra. Megjithatë shumë lehtë mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Më poshtë po ju sjellim recetën e plotë.

Përbërësit

  • 50 gr ujë të vakët
  • 250 gr qumësht i vakët
  • 2/3 filxhan lëng portokalli
  • 8  vezë
  • 13 filxhane miell
  • 1 majë luge sheqer
  • 4 lugë maja
  • 1 majë gishti kripë

Hapat

  1. Së pari përzini të gjithë përbërësit në mikser. Pra ujin, qumështin, lëngun e portokallit, lëkurën e grirë, vezët, miellin, majanë, kripën dhe sheqerin. I përzieni vazhdimisht, derisa të krijohet një brumë elastik dhe lehtësisht i ngjeshur.
  2. Pastaj lëreni brumin me një anë rreth 10 minuta. Në vazhdim, hapni një petë me trashësi gjysmë centimetri. Duke përdorur një gotë të madhe priteni brumin në forma të rrumbullakëta. Pasi t\’i keni prerë ato, bëni prerjen e dytë. Duke përdorur një gotë të vogël, bëni një vrimë në qendër të secilit rrumbullak, në mënyrë që të formohen unaza.
  3. Pastaj hidhni pak miell në një pecetë. Atë vendosni mbi të rrathët e brumit dhe lërini në vend të ngrohtë që të fryhen.
  4. Mbi zjarr në një tigan hidhni vajin apo gjalpin, që të nxehet. Pasi të nxehet hidhni së bashku 3-4 rrath brumi. Do të fryhen menjëherë dhe do të marrin formen e një kulaci të zakonshëm.Ktheni petullat donats me 2 pirun, pa i shpuar. Bëni kujdes që të mos digjen.
  5. Vendosini në një pijat dhe lyni përsipër me shumë sheqer dhe kanellë ose zhytni në çokollate. Shërbeni të ngrohta.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023