Qysh me përgatitë ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt?

  • dua.com Team ·
  • 18.05.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni provuar ose gatuar ndonjëherë ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt? Nëse jo, ne kemi recetën e duhur për ju. Kjo është një recetë tipike për këtë periudhë. Freskuese dhe e shijshme. Më e rëndësishmja, kjo është një ëmbëlësirë e shëndetshme që nuk gjindet lehtë. Ndiqni hapat e recetës së mëposhtme dhe do ta përgatitni një nga ëmbëlësirat më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë/

Përbërësit për ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt

  • 200 ml jogurt
  • 100 gr fruta të freskëta dhe të copëtuara si:
  • Portokall
  • Mollë
  • Boronica
  • Banane
  • 1 lugë sheqer vanillë
  • 1 lugë mjaltë
  • Arra apo lajthi(opsionale).

Përgatitja

Coptoni frutat e përzgjedhura dhe vendosni jogurtin në një enë. Pastaj përzieni jogurtin derisa të jetë i butë tërësisht. Pasi ta keni bërë këtë vendosni vanilje sheqerin mbi fruta. Me tutje, ndani nga 2 lugë prej frutave në qdo gotë për servirje. Në fund shtoni nga 2 lugë jogurt dhe 1 lugë mjaltë mbi jogurt.

Përsëritni derisa të mbushen gotat dhe dekorojini me arra apo lajthi. Në bazë të përbërësve ju mund ta kuptoni se kjo është një ëmbëlësirë me mjaft vitamina. Prandaj kjo ëmbëlësirë patjetër se është e përshtatshme edhe për fëmijët. Bile jemi të bindur se nëse e gatuani ata do ta adhurojnë. Prandaj ndiqni udhëzimet tona dhe gatuajeni. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023