Qysh me përgatitë ëmbëlsirë në formë piramide?
- dua.com Team ·
- 29.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
A keni provuar ndonjëherë ëmbëlsirë në formë piramide? Ndoshta ju tingëllon qesharake por një ëmbëlësirë e tillë është shumë e shijshme. Përpos kësaj edhe forma e saj do të ju dal mjaftë e unike. Për një ëmbëlsirë në formë piramide nuk ju duhet përbërës shumë të rrallë. Megjithatë shija e saj është e jashtzakonshme. Prandaj mos hezitoni ta gatuani dhe ta provoni.
Përbërësit për ëmbëlsirë në formë piramide?
- 3 vezë
- 2 filxhanë sheqer
- 2 filxhane vaj
- 2 filxhanë qumësht
- 1 pecivë
- 8-10 filxhanë miell
Kremi:
- 1 litër qumësht
- 125 gram margarinë
- 2 filxhanë sheqer
- 3 lugë kakao
- 1 puding qokollatë
- 4 lugë miell
+
- 3 filxhanë qumësht
- 3 lugë kakao
- 3 filxhanë
- sheqer
- 2 lugë miell.
Përgatitja:
Përziejmë përbërsit, shtojmë miell gradualisht derisa të bëhet një brum i bute që punohet me duar. Brumin e ndajmë ne 21 toptha të vegjël te cilët i zgjasim në formë e shkopinjëve deri në 15 -20cm secilin. Në kallëpin për pjekje shtrijmë leter për pjekje dhe qesim shkopinjtë rradhazi dhe pjekim në 200 gradë për 15-20 minuta.
Ndërkoheë ziejmë kremin. Në një enë qesim pak qumësht të ftohtë, pluhurin e pudingës, kakaon dhe miellin, kurse pjesën tjetër të quemështit e vemë të vlojë me sheqerin. Pasi qumshti të vlojë, shtojmë pudingën e tretur dhe e përziejme derisa të trashet pudinga.
Në një tabak të madh radhisim 4 shkopinjtë, lyejmë me pudingën e cokollatës, pastaj 3 shkopinjtë pastaj pudingë dhe kështu derisa të harxhohet kremi dhe shkopinjtë të mbesin në 1. Pastaj lyejmë me kremin të cilin e kemi bëre duke zier qumështin, miellin, kakaon, dhe sheqerin derisa të trashet duke përzier vazhdimisht që mos të bëhet me kokrriza nga mielli.
Ju bëftë mirë!

