Qysh me përgatitë ëmbëlsirën Monte?

  • dua.com Team ·
  • 19.05.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A e keni provuar ndonjëherë ëmbëlsirën Monte? Ajo padyshim që është një nga ëmbëlsirat më të veçantë dhe delikate. E adhuruar nga fëmijët por edhe e shumë dëshiruar nga të rriturit. Ndiqni recetën më poshtë për ta përgatitur.

Përbërësit për ëmbëlsirën Monte

  • 1 litër qumësht
  • 12 lugë nisheste
  • 8 lugë sheqer
  • 2 sheqer vanillë
  • 250 gram margarinë
  • 500 ml ajkë
  • 300 gram qokollatë
  • 300 gram biskota.

​Përgatitja

Së pari, nishesten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohtë kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë. Pastaj ngadalë në qumështin e valë shtojmë niseshten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi. Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e rrahur në shkumë dhe përziejmë.

Pastaj duhet të ngrohim ajkën e ëmbël, por mos e lejoni të vlohet. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e copëtuar. Ngadalë e përziejmë derisa të shkrihet çokollata. Pastaj në një kallëp të thellë e të lyer me yndyrë vendosim një shtresë biskota katrorë të njomura në pak qumësht. Pasi ta kemi bërë këtë e qesim një shtresë të hollë nga kremi me qokollatën dhe ajkën. Pastaj vendosim sasinë e kremit të bardhë, e rrafshojmë dhe mbi e lyejmë me masën e kremit me çokollatë. Kur të jetë gati ëmbëlësirën me monte e shërbejmë të ftohtë.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023