Qysh me përgatitë kifle me djathë apo me mbushje të tjera?
- dua.com Team ·
- 05.08.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Kifle me djathë, një nga ato gatime që jo vetëm janë të adhurueshme, por të shijojnë në maksimum. Sot ju kemi sjellë recetën e tyre, megjithatë, mund të zgjidhni tua bëni mbushjen edhe me çokollatë apo reçel.
Përbërësit për kifle me djathë:
- 1 kg miell,
- 20 gr maja,
- 1 luge krip,
- 500 ml qumësht,
- 100 ml vaj,
- 500 gr djathë,
- 125 gr margarinë,
- 1 luge e vogle Krip,
- 200 ml ajkë,
- 2 vezë susam.
Përgatitja:
Ne nje ene hedhim qumeshtin e vaket, shtojme vajin dhe kripen. Pastja hedhim majan dhe shtojme miell gradualisht. Ndersa shtojme miellin e trazojme me kujdes derisa te behet nje brume homgjen dhe i bute. Brumin e mbulojme dhe e leme te pushoje per 20 minuta. Pastaj e marrin brumin brumin dhe e vendosim ne tavolinen e sperkatur me miell. beni nje topth te madh dhe hollojeni ne nje pete te madhe ne forme drejkendshi.
Margarien e shkrire e perziejme me djath dhe i shtojme kripen (nese djathi nuk eshte i kriposur). Me kete perzierje lyejme gjysmen e petes me gjysmen e mbushjes. Pastaj palosim peten, lyejme edhe gjysmen tjeter te mbushjes dhe e palosim serish. Me pas e presim ne shirita 2-3 cm gjeresi sipas gjatesise qe deshironi per kiflet tuaja.
Secilen nga shiritat e perdredhim duke bere keshtu nje kifle si spirale dhe radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje. Persiper lyjme me ajken e perzier me veze dhe masen e mbushjes (te cilen e ndajme parapraksiht ne 2-3 luge te vogla). Piqeni ne 180 grade per 30-40 minuta dhe sherbejeni te ngrohta. Shoqerojini me leng portokalli ose caj te ngrohte xhinxheri. Ju befte mire!