Qysh me përgatitë krelanë misri me hithra gjatë dimrit?

  • dua.com Team ·
  • 25.03.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Keni provuar krelanë misri me hithra? Receta e këtij gatimi është e lehtë dhe është tepër e shijshme. Ne jua sugjerojmë ta gatuani gjatë vjeshtës dhe dimrit pasi pështatet më së miri me stinën. 

Përbërësit per krelanë misri me hithra:

  • 1 gotë miell gruri,
  • 2 gota miell misri,
  • 1 gotë vaj,
  • 1/2 litër qumësht,
  • 200 gr djathë,
  • 4 vezë, kripë,
  • 1 pluhur paste, hithra të reja.
PËRGATITJA

Hithrat pastrohen, përvëlohen dhe priten imët. Vezët tunden, shtohen vaji dhe qumështi. Hidhet mielli i përzier me pluhur paste. Kësaj mase i shtohen hithrat, djathi i troshitur, përzihet mirë dhe hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të nxehur mirë.

Piqet në furrë të nxehtë për afro ½ ore. Brumi duhet të jetë sadopak i hollë, sepse mielli i misrit e thith lagështirën. Në vend të hithrave, mund të përdoret spinaqi. Në këtë rast nuk duhet të zihet spinaqi, por vetëm të kullohet mirë, të kriposet dhe t’i shtohet masës. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related