Qysh me përgatitë krem për torte me margarinë?

  • dua.com Team ·
  • 13.09.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Ka disa mënyra për të përgatitur krem për torte. Një nga më të shishmet është kremi i tortes me margarinë. Ky krem do t\’i jap butësi dhe shije të jashtëzakonshme ëmbëlsirën tuaj. Më poshtë ne po ju sjellim recetën se si mund ta përgatisni atë.

Përbërësit:

  • 200 gram margarinë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 200 gram qokollatë
  • 2-3 lugë qumësht.

Përgatitja:

Së pari, përzihet me mikser margarini i zbutur duke shtuar gradualisht sheqerin pluhur. Pasi të jetë bërë në formë shkume shtohet qokollata e shkrirë dhe qumështi.Përzihet përsëri dhe është e gatshme për lyerjen e torteve. Nëse doni të merrni parasysh edhe një sygjerim tonin, ne po ju sygjerojmë edhe një recetë për përgatitjen e petave të tortës apo pandispanjës.

Përbërësit për petë:

  • 500 g miell
  • 300 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë në kubikë 1 cm
  • 1 vezë
  • 1/2 gotë ujë (125 ml)
  • 1 lugë e madhe uthull e bardhë

Për të përgatitur petën e tortës rrahim fillimisht vezën. Pastaj shtojmë ujin, gjalpin, uthullën. Në fund, për ta trashur brumin, shtojmë edhe mjellin. Petën e pjekim në 200 gradë në furrë. Kësaj pete mund t\’ja hedhim sipër kremin me margarinë, recetën e se cilit ja u treguam më lartë. Kombinimi i këtyre dyjave mund t\’ju dal një tortë shumë e shishme. Megjithatë, ndihuni të lirë të provoni edhe ndonjë petë apo përbërje tjetër të tortës në kombinim me kremin e margarinës.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023