Qysh me përgatitë muffins pa gluten?

  • dua.com Team ·
  • 03.07.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni ngrënë ndonjëherë muffins pa gluten? Nëse po ju shmangeni muffins sepse dëshironi të ushqeheni më shëndetshëm apo të humbni peshë atëherë një muffins pa gluten është deserti ideal për ju. Mos e privoni vetën nga muffins që të gjithë i duan. Vetëm ndërrojeni pak recetën e tyre. Pra nëse ju pelqejnë muffins por dëshironi t’i përgatisni në një mënyrë më të shëndetshme atëherë ne kemi receten për ju. Ju mund të përgatisni muffins me gluten sipas kësaj recete që po ju sjellim më poshtë.

Përbërësit

  • 2 ve
  • 3 lugë sheqer kafe
  • 3 lugë qumësht me shumë pak yndyr
  • 1pluhur për pjekje pa gluten
  • copëza çokollate 70% kako
  • miell pa gluten

Procedura e përgatitjes

Së pari rrihen vezët rrihen me mikser. Pasi t\’i keni tundur pak shtoni sheqerin kafe deri sa të formohet masa homogjene, ashtu sikur kur gatuani muffins me miell të bardhë. Pastaj shtohen përbërësit e tjerë me radhë për brumin. Qumshti, mielli pa gluten dhe pluhuri për pjekje pa gluten. Brumi si zakonisht vendoset në letra për muffins dhe në tepsi te muffinsave. Kur ta keni shpërndarë brumin vendosni nëpër secilin muffins disa copëza çokollatës, të cilën e keni grimcuar paraprakisht. Kështu muffins pa gluten janë të gatshëm për tu pjekur. Pjekni ata në 180 gradë dhe kështu do të jenë të gatshëm për servim.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023