Qysh me përgatitë muffins?

  • dua.com Team ·
  • 12.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Muffins janë ëmbëlësira të lehta dhe të shpejta. Ato janë të përshtatshme për ditëlindje, pritje musafirësh në shtëpi apo edhe piknike. E mira është se muffins preferohen gjithashtu edhe nga fëmijët.

Më poshtë ne po ju sjellim recetën që mund ta përdorni për të gatuar muffins shumë të shijshëm.

Përbërësit për muffins

  • 3 vezë
  • 12 lugë sheqer
  • 12 lugë vaj
  • 12 lugë kos
  • 1 sheqer vanile
  • 1 pluhur për pjekje
  • Levore limoni në rende
  • 100 gr çokollatë
  • 24 lugë miell

Procedura

Së pari tunden vezët me sheqer dhe sheqër vanilje. Pasataj shtohen vaji,kosi,mielli i perzier me pluhurin për pjekje dhe përzihen. Shtohet edhe lëvorja e limonit dhe çokollata e copëtuar në copëza të vogla. Krejt kjo përzihet me lugë dhe qitet nga dy lugë brum në secilën vrime të kallëpit për kek.Secilën vrimë të kallepit e lyejmë me margarinë ose vaj.

Sipas dëshirës mund të përdorim edhe letra për pjekje që janë edhe dekorative. Për pjekje, furra ngrohet paraprakisht në 200 gradë dhe pas 7 minuta që e kemi futur ëmbëlsireë e ulim temperaturën në 180 dhe pjekim për 20 minuta. E mira e muffins është se sipas dëshirës mund t’i shtojme edhe fruta të thatë, kokos e gjëra të tjera.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023