Qysh me përgatitë një omletë të shijshme franceze?
- dua.com Team ·
- 15.02.2021 ·
- Receta ·
- 2 min read
Omletë të shijshme franceze – Omleta është një nga alternativat më të mira për mëngjeset tuaja. Ka omleta të llojëve nga më të ndryshme, megjithatë sot kemi përzgjedhur t\’ju sjellim recetën e omletës franceze. Më poshtë keni përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit për një omletë të shijshme franceze:
- 5 vezë
- 200g kërpudha
- 2 lugë çaji salcë djathi
- Pak qepë
- 200g djathë i bardhë ose kaçkavalli
- Kripë dhe piper
Mund të shtoni edhe përbërës tjerë, varet nga shija që keni – si p.sh. domate, qepë, proshutë, etj.
Udhëzimet për përgatitjen:
Rrihni vezët mirë në një enë të posatshme. Kombinoni vezët me salcë djathi dhe përzieni mirë. Shtojeni kripën, piperin dhe qepën. Grijeni djathin në kubik ose në rende, unë do të sugjeroja në rende sepse shkrihet më lehtë në vezë.
Në një tigan, skuqni kërpudhat derisa të mbesin pa lëngun e tyre. Përzierjen e vezëve hidheni mbi kërpudha.
Mos i përzieni, por skuqni vetëm njërën anë. Hidheni përmbi masë djathin e grirë. Kthejeni omëletën që të skuqet edhe nga ana tjetër. Sistemoni pjatën, shtoni fruta në një pjatë tjetër dhe ja tek e keni. Kjo ishte receta e parë e javës, ose më saktë e mëngjesit për ju. Qysh.me do t\’ju sjell të tjera receta po kaq të shijshme. Ju bëftë mirë!