Qysh me përgatitë një torte me biskota?
- dua.com Team ·
- 01.10.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Një torte me biskota është gjithmonë e lehtë për tu përgatitur. Mirëpo një torte e tillë është gjithmonë edhe e shijshme! Ato janë speciale sepse gjithmonë mund t\’i modifikoni e të shtoni përbërës të ndryshëm. Mjafton të keni biskota, qumsht e gjalpë. Pastaj mund të hidhni gjëra që ju kanë qëlluar në shtëpi! Megjithatë, ne po ju prezantojmë një recetë të thjeshtë dhe tejet të shishme.
Përbërësit për torte me biskota
- 1 kuti biskota
- qumësht
- 2 lugë miell
- 2 lugë nisheste
- 2 gota të cajit sheqer
- 4 lugë kakao
- 4 gota qumësht.
Përgatitja:
Së pari, biskotat renditen në një enë. Paraprakisht, qumështi, mielli, nishestja, sheqeri dhe kakao kombinohen në tenxhere. Ato lihen mbi zjarr dhe lejohet masa të vlojë derisa të trashet. Vendoset kjo masë mbi biskota. Një nga një dhe afër njëra-tjetrës. Pastaj duhet të ja shtojmë qumshtin. Mirëpo tregoni kujdes, për të mos livorisur biskotat, hidhni nga një lugë qumësht mbi qdo biskotë. Pasi të jetë ftohur shtohen biskota oreo të copëtuara mbi për dekorim. Ashtu siç thamë edhe më lartë, ëmbëlësirave të tilla shumë lehtë mund t\’i shtoni përbërës të tjerë që ja shtojnë shijen. Për shembull, mund të shtoni rrush të thatë, apo banane. Apo Kështu kjo ëmbëlsirë është e gatshme!
