Qysh me përgatitë petulla japoneze?
- dua.com Team ·
- 18.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Nëse po kërkoni një recetë rë re, të lehtë dhe interesante atëherë këto petulla japoneze janë ideale për ju. Ashtu si e gjithë kultura japoneze, edhe kuzhina japoneze është mjaftë e veçantë. Ne po ju prezantojmë këtë recetë të thjeshtë që ja vlen ta provoni. Pasi t’i gatuani jemi të sigurtë se do t’i doni po aq sa petullat amerikane, në mos më shumë!
Përbërësit për petulla japoneze
- 2 gota miell
- 3 lugë sheqer ëmbëlsirash
- 2 lugë çaji pluhur pjekje
- 1/2 lugë çaji krip
- 4 gota qumësht
- 4 lugë gjalpë të pjekur, të shkrirë dhe të ftohur
- 2 lugë çaji ekstrakt të pastër vanilje
- 1 vezë të madhe veze plus 3 të bardha vezësh
- 4 lugë çaji krem tartari
- Shurup panje dhe fruta për servim
Procedura e përgatitjes
Përzieni së bashku miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje dhe kripën në një tas të madh. Rrihni së bashku qumështin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe të verdhën e vezës në një tas të mesëm derisa të kombinohen. Rrihni të bardhat e vezëve dhe kremin e tartarit në një tas tjetër të madh me një mikser elektrik me shpejtësi mesatare të lartë derisa të formohen majat e ngurta, rreth 2 minuta.
Përzierni bashkë qumështin dhe miellin derisa të kombinohen (është mirë nëse ka disa gunga). Përzieni një të tretën e të bardhëve të vezëve të rrahur në përzierjen e miell-qumështit. Pastaj butësisht shtoni edhe të mbeturat nga të bardhat e vezës derisa të kombinohen mirë. (kujdesuni që të mos mbingarkoni).
Pasi të keni përgatitur brumin përdorni një tigan të rrafshët që nuk i ngjet ushqimet edhe nëse nuk përdorni yndyrë. Ngroheni atë dhe vendoseni brumin e petullave japoneze në formë të rrethit. Përcilleni pjekjen e tyre dhe rrotulloni që të piqen të dyja anët. Për fund, gjatë servimit mund t’i lyni me shurup panje, sipas dëshirës dhe t’i shërbeni bashkë më fruta.