Qysh me përgatitë puding orizi me një recetë të thjeshtë?
- dua.com Team ·
- 28.07.2020 ·
- Receta ·
- 1 min read
Qysh me përgatitë puding orizi me një recetë të thjeshtë? Nje recete aq sa e thjeshte edhe e shijshme. Koha qe kerkon per pergatitje eshte me pak se 30 minuta, e megjithate do t\’ju shijoj se tepermi.
Përbërësit për puding orizi:
- 1 litër qumësht
- 1 gotë sheqer pluhur
- 1 lugë gjelle niseshte misri
- 1 gotë caj oriz
- 1 gotë caji krem qumështi
- 1 sheqer vanillë
- luleshtrydhe
Përgatitja:
Në tenxhere vendoset orizi i pastruar dhe i shtohet 1.5 gota ujë. Orizi lihet aty derisa të zbutet, pastaj i shtohet 1 litër qumësht dhe trazohet me kujdes. Pasi fillon të vlon ulet temperatura dhe në temperaturë të ulët lihet 15 minuta. Shtohet kremi, sheqeri dhe zihet për 5 minuta te tjera. Duke i shtuar pak ujë shtohet edhe nishestja dhe zihet per rreth 3 minuta me teper. Pudingu ndahet në tasa të vegjël dhe zbukurohet me luleshtrydhe.
Provojeni ta shoqeroni me nje pije me gaz, ose ne te kundert me leng te fresket frutash. Jo gjithnje e domosdoshme, por perben nje kombinim interesant. Nese deshironi mund ta shoqeroni edhe me alkol, do t\’ju sugjeroja Disaronon si pije alkolike e embel e bere nga bajamet. Ju befte mire!
