Qysh me përgatitë qofte me djath?

  • dua.com Team ·
  • 27.05.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni përgatitur ndonjëherë qofte në shtëpi? A keni shijuar qofte me djath? Nëse ende nuk e keni bërë këtë ta dini se keni humbur shumë. Qoftet e përgatitura në shtëpi janë dhjetra herë më të shijshme se ato që zakonisht blihen në mishtore. Prandaj patjetër se duhet të mësoni t\’i përgatisni ato edhe vet.

Përpos shijes, qoftet e përgatitura në shtëpi janë shumë herë edhe më të shëndetshme. Prandaj, në mënyrë që të mësoni përgatitjen e tyre ne po ju prezantojmë një recetë të jashtëzakonshme. Filloni me qoftet me djath. Përgatitni ato dhe do të ngelni tepër të kënaqur nga kjo.

Përbërësit për qofte me djath

  • 500 gram mish të bluar
  • 1 qepë
  • 2-3 lugë galetë
  • 100 gram kaqkavall
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper.

​Përgatitja:

Së pari vendosim mishin e bluar në një enë të thellë. Në të njejtën enë pastaj i shtojmë rend hudhrën, qepën. Pastaj duhet ta shtojmë kripë e piper, majdanozin e grirë hollë dhe galetën e ulur në pak qumësht. Tutje ngadalë shtohet kackavalli i kaluar në rende dhe përzihet masa mirë. Nga kjo masë formohen qoftet të cilat kalohet në miell, vezë të tundura dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Kështu qoftet janë gati. Shërbeni me ndonjë sos që ju e preferoni dhe do të ngeleni tepër të kënaqur!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023