Qysh me përgatitë souffle patate sipas francezëve?

  • dua.com Team ·
  • 14.09.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Souffle patate është një recetë e veçantë franceze. Le të themi që për ata që janë vegjetarianë mund të jetë një nga recetat më të shijshme. Pastaj mos harroni se patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira.

Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit.  Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Ja sirgatitet:

Përbërësit:

  • Gjysëm kile Patate
  • 2 kokrra vezë
  • Djath kackavalli dhe djath parmixhano
  • Gjethe qepe të njomë
  • 100 ml qumësht
  • Gjalpë 
  • Majdanoz dhe piper i bardhë
  • Arrë moskat dhe spec i kuq

Përgatitja e Souffle patate:

Së pari qeroni e pastroni patatet dhe pastaj në një enë me ujë të bollshëm, zjejini. Pas disa minutash merrini dhe shtypini me pirun për ti bërë si brumë. Në një enë qelqi shtoni brumin e patateve të ziera, djathrat, të verdhat e vezës, gjethet e qepës, majdanozin, arrën moskat dhe së fundmi piperin e bardhë.

Përziejeni të gjithë masën dhe shtojini së fundmi gjalpin e shkrirë. Rrihni të bardhat e vezëve dhe hidhini pak kripë. Hidheni përzierjen tek patatte dhe përziejini të gjitha së bashku. Së fundmi hidheni në tavë të gjithë përzierjen dhe piqëni për 20 minuta në 200 gradë. Shërbejeni të ngrohtë dhe ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023