Qysh me përgatitë supë pule me oriz dhe vezë?
- dua.com Team ·
- 11.09.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
A keni provuar supë pule me oriz? Kjo është një supë e lehtë për tu përgatitur, por shumë e ushqyeshme dhe e mirë. Për shumicën prej nesh aroma e supës së pulës simbolizon aromën e fëmijërisë. Aromën e supës së gjysheve.
Prandaj është e rëndëshime që ta avancojmë këtë recetë. Në këtë rast, nëse e përgatisni me oriz ju do të fitoni një supë shumë të shijshme që do ta përgatisni shumë shpesh. Përpos shijes së mrekullueshme, kjo supë ka edhe vlera ushqyese. Ajo do të ju mbajë të ngopur. Nëse e provoni njëherë patjetër se do të bëhet një nga supat tuaja të preferuara dhe nuk do ta ndërroni. Kjo është receta që ju duhet!
Përbërësit:
- 1 litër supë pule
- 50 gram oriz
- 3 vezë
- lëng limoni
- majdanoz
- piper.
Përgatitja:
Së pari në një tenxhere me lëng supe me lëng pule të nxehtë, shtoni orizin e pastruar dhe ziheni për 20 minuta. Nëse keni mundësi mund të përdorni ujin e supës që keni zirë një ditë më parë, ose sot. Pastaj tundni vezët me mikser. Tutje atyre shtojuni lëngun e limonit dhe duke përzier vazhdimisht shtojini 100 ml supë të nxehtë. Kjo masë më pas i shtohet supës, përzihet mirë dhe pastaj i shtohet majdanozi i grirë dhe piperi i zi. Ju bëftë mirë!