Qysh me përgatitë tortë bounty me një recetë të shpejtë?

  • dua.com Team ·
  • 10.07.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Qysh me përgatitë tortë bounty? Nëse jeni adhurues i çokolladave bounty patjetër se edhe torta bounty do t’ju pëlqejë pa masë. Më poshtë ne po ju sjellim recetën e kësaj ëmbëlsire që përgatitet shpejt dhe lehtë.

Përbërësit për 4 persona:

  • 1 Gotë sheqer
  • 0.3 Gotë ujë
  • 0.3 Lugë çaji ekstrakt vanille
  • 0.5 Lugë çaji kripa
  • 1 Dosë qumësht kokosi
  • 1 Gotë kokos
  • 200 ml ajkë (krem pana)
  • 300 gr çokollate
  • 1 lugë çaji pluhur kafeje

Përgatitja e tortë bounty:

Në një tenxhere vlojmë ujin, së bashku me sheqerin dhe kripën deri sa sheqeri të shkrihet. E ulim temperaturën e zjarrit dhe e lëmë edhe 3 minuta tjerat të vlojë. Ja shtojmë qumështin e kokosit dhe vanillën, duke e përzier vazhdimisht. Ja shtojmë edhe kokosin dhe e lëmë edhe 10 minuta tjera mbi zjarr. Kuptohet në temperaturë shumë të ulët duke e përzier vazhdimisht. Marrim një tepsi nga xhami me përmasa 20×30 cm e hedhim masën aty e sheshojmë mirë dhe e lëmë tërë natën ashtu të qëndrojë në frigorifer.

Dy orë para se ta mbuloni me çokolaten vendoseni të akulli. Në një tenxhere të mesme ajkën e vlojmë pastaj ja shtojmë kafen dhe çokolaten e përzime mirë pastaj e largojmë e lëmë pak të ftohet në temperaturë dhomë. Derdhim masën nga çokolata mbi masën me kokosin që ndodhet në tepsi dhe e sheshojmë mirë pastaj prapë e vendosim edhe 2 orë të tjera të akullin. Ashtu e ngrirë të pritet torta pastaj të servohet.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023