Qysh me përgatitë torte me çokollatë?

  • dua.com Team ·
  • 15.07.2020 ·
  • Receta ·
  • 3 min read

A dini me përgatitë torte me çokollatë? Nëse po kërkoni një recetë të shpejtë, të thjeshtë dhe që të kënaq, si ju dhe familjen tuaj, atëherë kjo është receta që bën për ju. Le të shohim atëherë si të gatuajmë torte me çokollatë dhe arra. E përkryer si torte për një ditë të diele, kur keni miq për darkë ose për të festuar një ditëlindje.

Përbëresit

  • 300g miell
  • 120g sheqer
  • 100g gjalpë
  • 3 vezë
  • 150g çokollatë të errët
  • 150g arra të grira
  • 15g pluhur për pjekje
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • 2 lugë gjellë qumësht
  • sheqer pluhur

Udhëzimet

Si fillim shkrini çokollatën me gjalpin dhe dy lugë qumësht në një tenxhere të vogël, në zjarr shumë të ngadaltë. E hiqni nga zjarri dhe e lini me një anë të ftohët. Grimconi arrat, i pastroni dhe i grini në pjesë të vogla. I hidhni tek çokollata dhe gjalpi i shkirë duke i trazuar me një lugë të gjithë përbërësit.

Në një tas të madh hidhni miellin e situr. Grini lëkurën e një limoni brenda tek mielli dhe shtoni pluhurin për pjekje dhe i trazoni bashkë të gjitha. Merrni dy tase. Në njërin hidhni sheqerin dhe vetëm të verdhat e vezeve, kurse në tjetrin të bardhat e vezëve. I rrihni fortë të verdhat bashkë me sheqerin derisa të ketë shkrirë sheqeri dhe të jetë formuar një strukturë kremoze, e dyfishuar në vëllim.

I rrihni fort dhe të bardhat e vezëve, derisa mos të bien nga tasi në momentin kur ju e ktheni atë përmbys.Hidhni tek tasi me sheqer të bardhat e vezëve. I trazoni më shumë delikatesë nga poshtë-lartë. Pastaj shtoni përzjerjen e miellit pak nga pak. Gjithmonë duke e përzier të gjithë strukturën që po krijohet.

Në fund shtoni çokollatën e shkrirë me arrat dhe i përzieni të gjithë përbërësit bashkë. Nxeni furrën në 180°C. Lyeni një tepsi të rrumbullaktë me gjalpë, hidhni tortën e përgatitur në të dhe e piqni ne 175°C, për rreth 30 min. Nëse sipërfaqja nxihet shumë por torta s’është pjekur akoma, i vendosni sipër një copë leter alumini. E hiqni tortën nga furri, e lini të ftohët që të kullojë. Vendoseni në një pjatë të madhe dhe e shërbeni duke e pudrosur sipër me sheqer pluhur, me &am

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023