Qysh me përgatitë vaj kanelle?

  • dua.com Team ·
  • 14.09.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni përdorur ndonjëherë vajë kanelle? Ose më mirë të themi, a keni dëgjuar ndonjëherë për të mirat e tij? Nëse përgjigja është \”Jo\” atëhere ka ardhur koha të filloni ta përdorni. Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore. Prej tij do të keni vetëm përfitime.

Përbërësit për vaj kanelle

  • 12 shkopinj kanelle
  • 1 gotë vaj ulliri (200 ml)
  • 1 kavanoz prej qelqit

Mënyra e përgaditjes

Së pari shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit. Pastaj sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit. Pasi të jeni siguruar e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë. Vajin  e lini të qëndrojë dy deri tri javë. Mirëpo gjatë kësaj kohe përzieni çdo ditë. Pas tre javësh vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë. Kështu ky vaj kanelle është i gatshëm për përdorim.

Përfitimet nga ky vaj

Vaji i kanellës është një pastrues i madh i gjakut. Ai parandalon shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Kanella përmirëson rrjedhën e gjakut dhe parandalon gungat. Gjithashtu ulë presionin e gjakut. Ky vaj rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Ai shkatërron bakteret në traktin urinar.

Kanella madje zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër si dhe fufton infeksionet me kërpudha. Vaji i kanellës vepron si një parandalues nga kanceri në zorr. Ai zvogëlon fryrjën në stomak dhe përmirëson tretjen.
Ndihmon me fytin e ftohtë dhe të sëmurë.Është diuretik i shkëlqyeshëm.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023