Qysh me përtëri lëkurën e këmbëve?
- dua.com Team ·
- 28.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Pas rrobave të rënda të dimrit dhe mungesës së lagështisë, këmbët pa dyshim kanë nevojë për një përtëritje të shpejtë. Ja disa këshilla të dobishme:
- Mungesa e lagështisë e bën lëkurën e këmbëve të thatë dhe të ashpër.
- Zvogëlimi i qarkullimit e bën lëkurën të thatë, sidomos në ekstremitetet e poshtme– thotë dermatologu Michael Prager, i cili preferon përdorimin e pilingëve me vitaminë E. Lëkurën duhet lyer me losion të lagësht për trup. Koha për një depilim të detajuar
Përpos metodave klasike
- zhiletit,
- dyllit
- dhe depilimit egjiptian
- provoni edhe depiluesit e rinj.
Në fakt, gjenerata e re e depiluesve mundëson përdorimin e tyre në ujë. Ata janë idealë, meqë uji i nxehtë relakson lëkurën, hapë poret dhe liron endorfinat. Depilimi është më i këndshëm, e lëkura më e butë. Thuaji “jo” celulitit! Disa studime tregojnë se 90% e femrave kanë celulit.
Në mënyrë që ta largoni paksa, pini deri dy litra ujë në ditë, hiqni nga menyja karbohidratet e përpunuara dhe hani sa më shumë pemë dhe perime. Për ata që përtojnë, preferojmë një banjë të njelmët. Në ujin e nxehtë qitni dy gota kripë dhe qëndroni në ujë për 20 minuta, tri herë në javë.
