Qysh me pozu për fotografi?

  • dua.com Team ·
  • 20.06.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

1.Opcioni më i mirë gjatë bërjes së fotografive në fytyrë është mënjanimi i fotove me fytyrën drejtë.

  • Nëse bëni foto me fytyrë drejt kamerës atëherë nuk do të ketë hije, duke bërë që fytyra të duket më e gjërë dhe do të dukeni sikur keni ca kilogram më tepër.
  • Gjeni pozicionin pak më larg nga kamera, në mënyrë që të krijohet hije në hundë dhe njërën anë të fytyrës.
  • Ulni pak mjekrrën, sepse nëse e mbani shumë lartë atëherë fotografia do të duket shumë jonatyrale.
  • Lëvizni kokën gjatë fotove, por mbajeni gjithmonë në atë pozicion që ndiheni komod që të mos duket foto e ‘forcuar’.

2.Nëse duhet të bëni foto me fytyrë drejtë, atëherë kamera duhet të fokusohet tek sytë.

  • Mbani sytë hapur, duke mënjanuar lëshimin e kapakëve të syve pasi që do të dukeni të lodhur.
  • Mbyllni sytë për disa sekonda para se të bëni foton, që të shmangni mbylljen e tyre gjatë bërjes së fotografisë.

3.Asgjë nuk e prish fotografinë më shpejtë se sa një buzëqeshje jo natyrale.

  • Buzëqeshni me dhëmbë.
  • Lagni me ujë buzët para se të buzëqeshni në fotografi, apo aplikoni balsam për buzë, pasi që kjo do ti jap pak më shumë dritë fytyrës suaj.

dua.com Team

Related