Qysh me regjistru biznesin ne kosove
- ·
- 22.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me regjistru biznesin ne kosove? Doni të regjistroni biznes individual apo ortakëri në Kosovë? Nëse keni një biznes në Kosovë duhet ta regjistroni atë në shtet që të figurojë aktiv. Më poshtë ju sjellim listën e dokumentave që duhet t’i keni për ta bërë një gjë të tillë.
Fletëparaqitja për regjistrimin e biznesit individual apo ortakëri mirret pasi t’i plotësoni këto dokumente:
1. Kontrata për qiranë-kur themeluesi nuk posedon pronë apo është qytetar jo rezident i Kosovës.
2. Leja e njoftimit apo pasaporta.
3. Pagesa e taksës për regjistrim në vlerë prej 5 euro në dobi të Zyrës së Regjistrimi.
4. Për Ri-regjistrim aplikanti duhet pasur edhe certifikatën (origjinalin) për regjistrimin e përkohshëm të biznesit.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës.
ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, si një proces më i thjeshtë, më i shpejtë, pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare.
Realizohet përmes lidhjes ndërmjet 29 qendrave komunale të regjistrimit (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si zgjidhje “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së.
Sistemi i regjistrimit për biznes individual
Sistemi i tanishëm ka ndikuar në rritjen e transparencës, si dhe ka një rritje të standardeve dhe përpjekjeve për të harmonizuar procedurat e regjistrimit me direktivat e Bashkimit Europian .
ARBK është institucion i orientuar drejtë zhvillimit që ofron arritjen e efikasitetit më të madhë , me një cilësi të lartë për të gjithë operatorët ekonomik që operojn në Kosovë .
Fokusi ynë është krijimi i një imazhi ndihmës për procedurat administrative të regjistrimit në ndihmë të biznesit dhe përmirësimit të ambientit të biznesit në vend.
Qëllimi ynë është të ofrojm një shërbim institucional të përgjegjshëm dhe të krijojm një kulturë administrative tek biznesi. Stafi profesional i këtij institucioni ka arritur nivelet më të larta të cilësisë në shërbimet e ofruara.