Qysh me regjistru fëmiun qe ka lindur në spital?
- dua.com Team ·
- 20.03.2018 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Qysh me regjistru fëmiun e lindur në spital? Çdo lindje është gëzim, por që pas gëzimit të lindjes duhet bërë regjistrimi i fëmiut dhe kjo kërkon pak punë administrative. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim të femiut në Republikën e Kosovës është si vijon:
1. Fletëlëshimi i spitalit;
2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (Fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë prezent me rastin e paraqitjes se kërkesës;
3. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) apo ekstraktet e lindjes për prindërit (Fotokopje);
4. Njëri prind të jetë prezent (nëse kurora është para lindjes së fëmiut);
5. Nëse fëmiu është mbi moshën 6 vjeqare, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmiu.
6. Pagesa e taksës 1 Eur;
Kjo pra eshte menyra se qysh me regjistru fëmiun e lindur në spital
