Qysh me rrit IQ-ne – Koeficientin e Inteligjences?

  • dua.com Team ·
  • 29.03.2023 ·
  • Personale ·
  • 3 min read

Testet e IQ-se, apo ne shqip testet e inteligjences, jane krijuar per te testuar inteligjencen tuaj e jo per te testuar diturine. Eshte vertetuar shkencerisht se koefiçienti i inteligjences te njeriu edhe mund te rritet.

Me poshte do t’ju sjellim disa keshilla te vogla qe mund t’ju ndihmojne ne kete drejtim:

Mundesojini vetes edukim sa me cilesor

Duke qene se gjenet caktojne 80% te inteligjences suaj, edukimi ka rendesine e vet dhe vjen menjehere ne rend te dyte. Krijoni hobi si leximi, zgjidhja e problemeve logjike, mbushja e fjalekryqeve, zgjidhja e sudokut, etj. Bejeni shprehi qe te mesoni çdo dite nga nje gje te re.

Ushqehuni si personat e mencur per nje IQ te larte

Nje diete e balancuar ndihmon ne stabilizimin e trurit, gje qe ju ndihmon te mendoni ne menyre me eficiente.

Llojet e caktuara te ushqimit kane ndikim te madh ne rritjen e kapacitetit te trurit, disa prej tyre: peshku, i cili rrit shpejtesine e valeve dhe sinjaleve te trurit, dhe kafeina, e cila shpejton synapset dhe zhvillon memorien afatshkurter.

Ngopuni me gjume

Gjumi ze vend te rendesishem sa i perket zhvillimit te inteligjences. Studimet kane treguar se truri vazhdon te jete mjaft aktiv edhe gjate kohes kur fleni.

Mundohuni qe te fleni çdo nate 7 deri 8 ore qe t’i jepni kohe trurit tuaj te freskohet dhe ti organizoj gjerat qe ju kane ndodhur gjate dites.

Limitoni konsumin e alkoolit dhe oksidanteve tjere

Ndjenja e adrenalines qe e ndjeni gjate pirjes se alkoolit vjen si rezultat i vdekjes se qelizave te trurit  te cilat nuk riprodhohen me.

Lindni nje bebe per nje IQ te larte

Fatkeqesisht kjo nuk mund t’i ndihmoj meshkujt. Studimet kane treguar se perceptimi i nje femre, memoria, aftesia per te bere disa gjera te ndryshme ne te njejten kohe, dhe kapaciteti per te mesuar gjera me shpejte rritet gjate shtatezanise dhe pas lindjes se femijes.

Hormoni oksitocin, i cili qarkullon neper tru gjate shtatezanise ka efekt te madh ne zgjidhjen e problemeve, gje qe eshte çelesi kryesor sa i perket koefiçientit te inteligjences.

Degjoni muzike klasike

Studime te shumta kane dhene rezultate te qarta se kapaciteti i trurit rritet nese kaloni mesatarisht 10 deri 15 minuta ne dite duke degjuar muzike klasike. Kjo sepse impulset ne fijet nervore mbeshteten ne ritem dhe koordinim kohor.

Sidoqofte, efekti i ashtuquajtur Mozart Efekt eshte mjaft kontrovers dhe le vend per diskutim.Pra, nese degjoni muzike klasike ndoshta nuk do te beheni gjeni, por do te kete efekt ne rritjen e koeficientin e inteligjences.

Se fundmi, mund te vizitoni faqen Lumosity e cila permban lojera interesante per trajnimin e trurit.

dua.com Team

Related