Qysh me rrit nje femije me aktiv?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Qysh me rrit një fëmijë më aktiv? Një fëmijë më aktiv është sfidë por edhe bekim. Nëse në bregun e çdo pishine, i shohim gjithnjë disa fëmijë të cilët vazhdimisht i shikojnë të tjerët duke lozur.

Disa prej tyre janë vetëm duke pushuar por shumica nga ta bëjnë pjesë në grupin e fëmijëve të cilët janë më të tërhequr.

Ky fenomen mund të shihet jo vetëm në pishinë por edhe çdo kund tjetër. Disa fëmijë nuk përfshihen me të tjerët, jo sepse nuk duan por sepse iu mungon vetëbesimi për ta bërë këtë.

Kështu, ata qëndrojnë të tërhequr dhe jo aktiv për jetën që i rrethon.

Por, cili prind nuk do të donte që fëmija i tyre të ishte më “i gjallë”, komunikues dhe të kishte vetëbesim.

Jeni model i jetës për femije me aktiv

Siç janë prindërit, bëhen dhe fëmijët. Kjo shprehje e vjetër është më se e vërtetë. Ju si prind shërbeni si model se si fëmija juaj duhet të sillet kur përballet me jetën.

Prandaj, është e rëndësishme që ju të organizoni aktivite te sportive dhe të lozni bashkë me fëmijët tuaj. Të jeni komunikues dhe t’i përfshini ata në aktivitetet ditore të jetës tuaj.

Kështu, ata do të duan ta ndjekin shembullin tuaj dhe nuk do të kenë probleme në jetën e tyre të përditshme kur bëhet fjalë për t’u afruar me të tjerët.

Përballni me ndryshimet

Mendoni për ata fëmijë të cilët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë duan. Mësoni ata që të mos frikësohen nga ndryshimet në jetën e tyre dhe të ngecin duke bërë një jetë rutine.

Mësoni fëmijët tuaj që të eksperimentojnë gjëra të ndryshme për të zbuluar se çfarë iu pëlqen e çfarë jo.

Bëhuni avokat

Mos u frikësoni që ta ngrini zërin ndaj padrejtësive. Mbroni veten dhe fëmijët tuaj në mënyrë që edhe ata ta mësojnë këtë gjë nga ju dhe mos ta ulin kokën më vonë në jetën e tyre.

Nëse vet jeni aktiv do të keni fëmijë edhe më aktiv.

dua.com Team

Related