Qysh me shkrujt nje lajm ne gazete sipas rregullave te arta?

  • dua.com Team ·
  • 08.12.2022 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me shkrujt nje lajm? Në këtë artikull do të mësoni strukturën e tekstit. Vlen për ata të cilët kanë portale dhe gazeta thjesht për gazetarët. Na ndiqni në hapat e mëposhtëm ku do të keni disa shembuj se si të shkruani një artikull ose lajm.

1. Lidi- koka e lajmit: Dy pleq janë lënduar rëndë në zjarrin nga i cili tërësisht u dogj shtëpia në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov dje në orën 11.

2. Fakte mbështetëse: Illija Petrov (78) dhe bashkëshortja e tij, Trajanka Petrova (68), kanë marrë djegie të shkallës së dytë në duar dhe në trup derisa janë përëpjekur që vetë ta shuajnë zjarrin me kova me ujl. Fqinjët pa interesim i kanë shikuar dhe kanë pritur zjarrfiksët. Personat e prekur nuk e kanë jetën në rrezik,mirpo janë në shërim spitalor.

3. Parafraza/atribut: Gjykatësi hetues, Millan Radevski, kumto se zjarri ka shpërthyer për shkak të instalimit të vjetruar elektrik.

4. Citati: ”Në karrierën time kam këqyrur me dhjetëra zjarre dhe asnjëherë nuk kam parë njerëz me kaq heshtje dhe të painteresuar ta shikojnë tragjedinë e fqinjëve të tyre”, thotë ai.

6. Bekgraundi: Ky është zjarri i tretë brenda dy javësh në rrugën ”Mis Ston”.

7. Tema Sekondare: Përfaqsuesi i kompanisë së sigurimeve ”Vardar osigurivanje” thotë se do të padisin ”Elektro-Shkupin” për shkak të mirëmbajtjes jo të regullt të përçuesit elektrik kyresor.

Shpresoj ta keni sadopak të qartë si me shkrujt një lajm. Pra Lidi çdo herë duhet të bëhet bold edhe në portal të uebfaqeve edhe në gazetë.

dua.com Team

Related