Qysh me shmangë pagjumësinë?

  • dua.com Team ·
  • 23.11.2016 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

1.Shmangni konsumimin e ushqimeve të rënda e të yndyrshme para gjumit. Nëse jeni të uritur, atëherë ndonjë frut do të ishte ushqimi i duhur.

2.Një tjetër shkaktar i shpeshtë i pagjumësisë është konsumimi i kemikaleve që ndërprejnë gjumin. Disa nga këto janë alkooli, kafeina dhe nikotina.

3.Reduktoni stresin, pasi që ky mund të jetë shkaktar i pagjumësisë. Bëhuni të arsyeshëm dhe mos merrni përgjegjësi për punë që nuk mund ti përfundoni.

4.Fokusimi në telefon do të bëj që të kthjelleni dhe të mbeteni pa gjumë, kështu që mënjanoni përdorimin e telefonit para gjumit.

dua.com Team

Related