Qysh me shmangë shtimin e peshës gjatë udhëtimeve?

  • dua.com Team ·
  • 09.07.2021 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Gjatë udhëtimeve pothuajse të gjithë shtojmë peshë. Mirëpo qysh me shmangë shtimin e peshës gjatë udhëtimeve?Nëse nuk doni të shtoni peshë duhet të kujdeseni. E për ta bërë këtë mjafton të ndiqni disa rregulla të cilat ne po ja u tregojmë!

Mbani rutinën tuaj normale

Kjo është e vështirë por përpiquni ta bëni. Hani një mëngjes dhe drekë të ngjashme me atë që ju do të hani në shtëpi. Ruani “dëmin” për darkë, pasi që darka edhe ashtu është më tepër argëtuese kur ju jeni në pushime. Nëse ju do të keni një drekë të madhe dhe të fortë, atëherë në mbrëmje ju duhet të përdorni ushqim të lehtë. Rregulli është që, pas çdo përmbushjeje të knaqshme, vakti tjetër duhet të jetë një resetim i shëndetshëm i trupit.

Mos e teproni me alkool

Gjatë pushimeve, “happy hours” zakonisht fillon nga 2 apo 3 pasdite, dhe ne plotësisht e miratojmë (pëlqejmë) këtë. Por ju nëse jeni aty për një natë të gjatë duke pirë, bëni një zevendësim të pijeve alkoolike me ato joalkoolike. Kështu shmangni shtimin e peshës. Nëse pija juaj e preferuar, është një bombë me kalori, si “pina colada”, ju mund ta përdorni një, pastaj zëvendësoni atë me një pije të lehtë si vodka soda me linom, ose një shampanjë proseco (vetëm 85 cals!), verë të bardhë apo lëng frutash.

dua.com Team

Related