Qysh me shti tranguj turrshi?

  • dua.com Team ·
  • 23.09.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Për dallim nga perimet e tjera, kur përgatitni tranguj turrshi procesi merr më pak kohë dhe është më i thjeshtë. Prandaj nëse në këtë periudhë vjeshte dëshironi të përgatisni tranguj turrshi, ne e kemi recetën e duhur për ju. Nëse ndiqni me përpikmëri udhëzimet tona ju do të ngeleni shumë të kënaqur nga kjo recetë.

Përbërësit:

  • 4 tranguj të mëdhenjë
  • 2 lugë të mesme krip
  • 1 lugë e madhe uthull sallate
  • 2 thelbinj të imtësuar hudre
  • Pak magdanozë
  • Pak limon të shtrydhur
  • Ujë të vluar

Tranguj turrshi – Përgatitja

Të katër trangujt i presim në rrath. Pasi t’i kemi prerë u hedhim hudër, magdanoz, krip e uthull. Kur të kemi përfunduar këtë pjesë kalojmë në hapin tjetër. E mbushim kavanozin dhe përbërësve ju hedhim ujë të nxëhtë sipër. Për aromë dhe për ruajtje më të mirë, në fund i hedhim disa pika limoni të shtrydhur.

Pasi t’i kemi mbyullur mirë trangujt i lëmë dy ditë të pushojnë në kuzhinë. Pas dy dite këta tranguj turrshi janë të gatshëm për servim. Pas hapjes i ruajmë në frigorifer. Kjo është një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të përgatitur tranguj turrshi. Nëse doni të keni tranguj të gatshëm për githë dimrit atëherë përgatisni përnjëherë duke dyfishuar apo trefishuar këtë recetë.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023