Qysh me shti vezën në shishe si bëjnë magjistarët?

  • dua.com Team ·
  • 03.10.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Mendoni se vezën në shishe mund ta fusin vetëm magjistarët? Kjo nuk është e vërtetë. Këtë gjë lehtësisht mund ta bëni edhe ju me një teknikë të thjeshtë që ne po ua tregojmë.

Kjo është një hile e vjetër e përdorur nga magjistarët, sidomos nëse synimi i tyre është t\’i bëjnë përshtypje njerëzve. Me këtë truk mund të dukeni si një magjistar! Shokët tuaj do të thonë \”Wow, si e bëre?\” Nëse ndiqni këta hapa kjo është fare e thjeshtë.

Hilja e vjetër e magjistarëve me shti vezën në shishe

  • Merrni një shishe të zbrazët qelqi.
  • Merrni një veze të zier.
  • Qërojeni vezën (largojeni levorën)
  • Ndizni 4 fije qibriti dhe vendosni brenda shishës.
  • Vendosni vezën e qëruar mbi grykën e shishes dhe sigurohuni që nga shishja nuk mund të dal tymi i fijeve.
  • Pritni – 2-3 sekonda dhe veza do të tërhiqet brenda shishës!

Vetëm në këtë mënyrë mund ta realizoni këtë hile të vjetër. Ka edhe metoda të tjera, ku zgjidhet një vezë më e vogël, por aty hilja është më e dukshme. Imagjinoni pak se sa shumë mund të impresiononi miqtë tuaj. Nëse doni hile të tjera magjistarësh, me shumë kënaqësi do t\’ju sjellim të tjera. Mund t\’i përdorni tani, sidomos që po afron Halloween.

dua.com Team

Related