Qysh me shtu volumin e flokëve?

  • dua.com Team ·
  • 07.11.2016 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Përbërësit:

  • 1 filxhan birrë
  • 1 e verdhë veze.

Hidhni një filxhan birrë në një tigan dhe lëreni deri sa të vlojë. Kjo do të sigurojë se shumica e alkoolit është vluar. Pasi birra të përgatitet largojeni mënjanë që të ftohet para se ta përzieni me të verdhën e vezës. Aplikoni përzierjen në flokë të pastër dhe të lagura si dhe lëreni që të veprojë për disa minuta.

Birra rregullon nivelin e sebumit që prodhohet nga poret e lëkurës dhe e mban atë të shëndetshme me 5.0 pH që është ideale për shëndetin e kokës. Është efektive për trajtimin e zbokthit dhe kokës me yndyrë. Molekula bioaktive ‘xantohumol’ ka treguar aftësi antioksiduese që mund të forcojnë rrënjën e flokëve.

Maltoza dhe saharoza që gjendet tek birra ndihmon në forcimin dhe rritjen e kutikulave dhe ndikojnë në shkëlqimin e flokëve. Vezët përmbajnë sasi të madhe të proteinave, duke filluar nga 3.6 deri 6.5 gram për vezë, gjë që i bën vezët të cilësohen si trajtues intenziv i proteinave. Flokët përbëhen nga 70% me proteina keratin, kështuqë proteinat e vezëve ndihmojnë në rindërtimin e flokëve të dëmtuara.

dua.com Team

Related