Qysh me transferu kredi ne IPKO?

  • ·
  • 08.12.2021 ·
  • ·
  • 2 min read

Qysh me transferu kredi ne IPKO? Me siguri jo rrallë herë keni nevojë me transferu kredi në IPKO.  Fatmirësisht ky shërbim kryehet shumë lehtë dhe shpejt edhe nga telefoni juaj.

Ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët tjerë me karakteristika prepaid. A doni të dini qysh me transferu kredi në IPKO?Ja udhëzimet për të transferuar kredine prej kontos tuaj me parapagim në një konto tjetër me parapagim:

Hapi 1:

Shtypni si në vijim kodin:*124*shuma e kredisë*049xxxxxx# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje.

Hapi 2:

Pasi të keni shtypur kodin, ju do të merrni një porosi në telefonin tuaj bashkë me konfirmimi për të autorizur këtë transfer. Nëse informata është në rregull atëherë, konfirmojeni duke shkruar *124#. Do të merrni prapë një porosi për transfer të kredisë me sukses.

VËREJTJE

Kjo porosi njoftimi nuk do të ruhet në celularin tuaj. Porosia po ashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredise si njoftim për këte transfer. Pranuesi do të njoftohet gjithashtu me mesazh për shumën që ka pranuar në telefonin e tij. Si dhe pranuesi gjithashtu do të njoftohet edhe se nga cili numër i Ipkos llogaria e tij është rimbursuar.

Demonstrim i transfertës:

Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 049/111-xxx në numrin 049/222-xxx duhet të shtypni si në vijim:

  • 124*5*049222xxx# dhe e konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje, ku:
  • *124* është kodi per qasjen e këtij shërbimi
  • 5 është vlera e kreditit që dërgohet
  • *049222xxx# është numri i telefonit të destinuar për transfer

    IPKO është kompani që ofron shërbime të telekomunikacionit në Kosovë. Është operatori i dytë celular në vend. Ndër shërbimet e tyre janë: telefonia celulare, telefonia fikse, ofruesi i internetit dhe TV kabllor. Për çdo paqartësi, pyetje apo problem lidhur me shërbimet e Ipkos, ju lutem kontaktoni faqën e tyre zyrtare.