Qysh me u bo agjent udhetimi?
- dua.com Team ·
- 23.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me u bo agjent udhetimi? Për tu bërë agjent udhëtimi nuk do të thotë që gjithmonë duhet të studioni. Kjo gjë mund të arrihet shumë më lehtë duke ndjekur disa hapa udhëzuese për të mësuar më tepër rreth kësaj gjëje.
Hapi 1 për qysh me u bo agjent udhetimi
Duhet të keni diplomën e shkollës së mesme, çfarëdo drejtimi që keni ndjekur. Po, po e lexuat mirë. Me pak fjalë nuk ke nevojë që të kesh ndjekur me patjetër studimet e larta. Një diplomë e shkollës së mesme mjafton.
Hapi 2
Ndiqni ligjërata në planifikimin e udhëtimit ose regjistrohuni në ndonjë kurs disa mujor. Sigurohuni që kursi i trajnimit t’ju pajisi me një certifikatë pasi me shumë mundësi do t’ju duhet si dokument. Nëse dëshironi që kursi të zgjasë ai ka disa hapa dhe në bazë të atij specializimi, mund të mësoni e përfitoni më tepër.
Hapi 3
Merrni lejen e punës, do t’ju duhet një licensë për të ushtruar këtë biznes, nëse doni ta ktheni në biznes. Nëse jo, mund edhe të aplikoni për punë në ndonjë agjensi udhëtimi që pranon praktikantë ose punëtorë me pak eksperiencë.
Kini parasysh se si cdo rrugëtim tjetër në jetë edhe ky do ketë uljet dhe ngritjet e veta. Jo kushdo mund të bëhet një agjent udhëtimi, megjithatë nëse e keni pasion jemi tëbindur se mund t’ia arrini. Ju urojmë shumë suksese!
Kalemi Travel cilësohet si agjensia më e mirë e udhëtimit në Shqipëri, ndërsa në Kosovë njihet mirë dua.tourist. Cilëndo të zgjdihni për të nisur punë si agjent udhëtimi ose për të patur një biznes tuajin, rëndësi ka të jeni të përgatitur dhe me eksperiencën e nevojshme.
