Qysh me u depilu me mjaltë dhe sheqer?
- dua.com Team ·
- 30.03.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Depilimi me mjaltë dhe sheqer kohëve të fundit është shndërruar në mënyrën më popullore për heqien e qimeve nga trupi. Me sheqer mund të depiloheni shumë thjesht dhe në mënyrë efikase, ashtu sikurse me dyllë.
Është interesante që kjo mënyrë e depilimit shumë e vjetër, rrjedh nga Lindja e Afërt, ku edhe sot e kësaj dite është zgjidhja më e shpeshtë për njërin nga problemet më të mëdha të femrave. Me pak përpjekje, këtë lloj të depilimit mund ta bëni edhe ju vetë në shtëpitë tuaja.
Para se t’jua shpjegojmë mënyrën, duhet ta dini se kjo mënyrë e depilimit largon edhe qimet më të vogla, kështu që nuk keni pse prisni që qimet të rriten për t’i larguar.
Përbërësit:
- 250 g sheqer
- 200 g mjaltë
- Limon
- Napa/copa/lecka me një gjerësi përafërsisht 10 centimetra.
Qysh me u depilu me mjaltë dhe sheqer?
1) Në një enë ngrohni 250 g sheqer, derisa të marrë ngjyrë të artë.
2) Shtoni 200 gr mjaltë dhe dy lugë lëng limoni të shtrydhur.
3) Masën e largoni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë dhe të trashet në mënyrë homogjene.
4) Në lëkurën e pastër vendosni përzierjen e ngrohtë në drejtimin e kundërt nga rriten qimet dhe mbi të ngjisni copën ngjitëse.
5) Me lëvizje të buta tërhiqni copën apo shiritin ngjitës në drejtimin e rritjes së qimeve.
6) Pas depilimit, të gjitha mbetjet e sheqerit largohen lehtë me ujë të ngrohtë.
Vërejtje:
- Depilimi me sheqer dhe mjaltë u sugjerohet të gjithë atyre me lëkurë të ndjeshme, sepse kjo është një përzierje natyrale dhe nuk shkakton irritim.
- Për herën e parë ju nevojitet më shumë durim për t’i mposhtur pengesat. Secilën herë të ardhshme do të jetë më thjesht, më shpejt dhe më e lehtë.
