Qysh me u kujdes për lëkurë në temperatura të ulëta?
- dua.com Team ·
- 17.11.2016 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Gjatë kësaj periudhe kohore, beteja me lëkurën e thatë është e pashmangshme. Për të arritur këtë, kozmetologët ju këshillojnë: shmangni dushin me ujë të ngrohtë i cili shpejt eliminon shtresën mbrojtëse të lëkurës e cila ruan elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës.
Më mirë bëni dush me ujë të vakët apo në mënyrë alternative me të ngrohtë dhe të ftohtë, që ta nxisni qarkullimin e gjakut në tërë organizmin, por edhe të lëkurës. Në këtë mënyrë ajo merr oksigjen të mjaftueshëm, me çka shpejton eliminimin e materieve të dëmshme dhe procesin e rigjenerimit. Në vend të sapunit, më mirë përdorni emulsione të buta vajore, transmeton Telegrafi.
Pas çdo dushi trupin patjetër lyeni me qumësht, losion apo vaj, sipas mundësisë nga kallinjtë e grurit. Ky vaj është koncentrati më i fuqishëm natyral i vitaminës E, e cila stimulon këmbimin e materieve dhe mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet. Është i pasur me thartirat yndyrore, forcon shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan lagështinë e saj duke e bërë më të butë në prekje.
