Qysh me u kujdesë për flokë kacurrela?
- dua.com Team ·
- 27.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Duhet të keni parasysh shumë gjëra nëse dëshironi të keni flokë të bukur, dhe me onde natyrale. Të zbuloni produktet e duhura të cilët i japin volum flokëve kaçurrela është fare e lehtë. Thjeshtë duhet të dini disa sekrete para se të filloni trajtimin e tyre;
Lani flokët me shampo.
Shampot të cilët i japin formë kaçurrelave e ndihmojnë skalpin dhe rrënjen të marrë vitaminat që i nevojiten për të pasur një pamje sa m voluminoze. Lani flokët vetem dy herë në javë, jo më shumë pasi flokët do të ashpersohen dhe do të kenë një pamje të çrregullt. Gjithnjë pasi t’i lani me shampo lyeni me një locion lëmues i cili do t’ju dhurojë formë të butë kaçurrelave.
Brushat.
Eleminoni përdormin e krahërëve me dhëmbëza të ngushtë sepse për flokët kaçurrela duhet krahër i gjërë.
Zgjidhni nyjat.
Në moment që ju janë ngatërruar flokët filloni duke i zgjidhur ato me ndihmen e gishtave ndërkohë që flokët janë ëndë të lagur dhe janë të lyer me locion në këtë mënyrë do të shmangni këputjen dhe dëmtimin e tyre. Mos i thani flokët, është shumë më e këshillueshme t’i lini të thahen vetë, pasi tharësja ju jep volum flokëve, por e humbet gjithë formen e kaçurrelave duke i shprishur ato. Gjithmonë përdorni produkte stilimi të cilët do t’i mbajnë të butë flokët, do t’i lëmojnë ato, si dhe do të jenë lehtësisht të stilueshëm sipas dëshirës.