Qysh me u kurorezu ne Republiken e Kosoves
- dua.com Team ·
- 08.12.2022 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me u kurorezu? Pas ahengut të martesës, duhet të merreni edhe me punë administrative që të zyrtarizoni ditën më të bukur të hetës suaj, martesën. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim në Republikën e Kosovës është si vijon:
Dokumentet per qysh me u kurorëzu
1. Ekstraktet e lindjes për dy palët e interesuara për kurorëzim (origjinale);
2. Certifikatat e statusit martesor për dy palët (origjinale);
3. Letërnjoftimet ose pasaportat e vlefshme të palëve që lidhin kurorë, dëshmitarëve si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
Procedurat
4. Prania e të dyja palëve që lidhin kurorë si dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
5. Nëse palët kanë qën tëë shkurorëzuar kërkohet: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose Aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
6. Nëse bashkëshorti i ndonjë nga palëve ka vdekur duhet: çertifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm;
7. Nëse njëra nga palët është jo-madhorë: Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
Taksat
8. Pagesa e taksës 15 Euro për kurorëzimet brenda lokaleve të Komunës;
9. Për kërkesa të kurorëzimit jashtë lokaleve të Komunës taksa është 100 Euro.
Nese doni me dit me teper qysh me u kurorëzu, shkoni ne komunen apo bashkine tuaj dhe merni informacione me te hollesishme.
