Qysh me u mbrojte nga alergjia ne pranvere?
- dua.com Team ·
- 23.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me u mbrojte nga alergjia ne pranvere? Teksa bën ringjalljen e natyrës stina më e bukur e vitit, pranvera, sjell edhe disa alergji. Mirëpo si të mbrohemi nga alergjitë e pranverës? Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni.
Bimët lëshojnë këto kokrriza të vogla në ajër për të bërë fertilizimin e bimëve të tjera. Kur poleni arrin në hundët e dikujt që është alergjik, shkakton një situatë alerti për sistemin imunitar. Bllokim i hundëve, lotim i syve.
Tështima, kollë, kruarja e syve dhe hundës dhe rrathë të syve janë disa nga simptomat e alergjive. Megjithatë ka disa gjëra që ju mund të bëni që të ja lehtësoni vetës këto vështirësi me të cilat përballeni.
Mirëpo qysh me u mbrojte nga alergjia ne pranvere?
- Qëndroni në ambiente te mbyllura në ditët me erë dhe veçanërisht në mëngjes.
- Mbani dyertë dhe dritaret e shtëpisë të mbyllura në muajtë e pranverës ose mbani një pastrues ajri në shtëpi.
- Pastroni filtrat e kondicionerit. Po ashtu edhe raftet në shtëpi, aty ku poleni mund të mblidhet.
- Lani flokët pasi jeni kthyer nga jashtë sepse poleni shpesh depozitohet aty.
- Pastroni me fshesë me korrent të paktën dy herë në javë. Kështu mund të pastroni polenin dhe pluhurin që mund të jetë grumbulluar në shtresat e shtëpisë.