Qysh me u mbrojtë nga infeksionet në pishinë?
- dua.com Team ·
- 14.09.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Larja në pishinë mund të jetë sa relaksuese, aq edhe problematike sa ju përket infeksioneve të ndryshme.
Edhe pse uji të cilin e përmbajnë pishinat është I kloruar, gjasat për infeksione prapë janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që janë të rezistueshëm ndaj klorit.
Infeksionet në pishinë
Ndër infeksionet që mund ti marrim gjatë larjes në pishina janë: Infeksionet e veshit, infeksionet e syrit, infeksionet urinare, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në këmbë.
Këshilla se si të veproni gjatë larjes në pishinë për të shmangur infeksionet:
- Bërja dush para dhe pas daljes nga pishina.
- Mos përdorni shkopinj për pastrimin e veshëve
- Mos hapni sytë nën ujë kur zhyteni në pishinë
- Nëse keni një trakt urinar të ndjeshëm, në mbrëmje para se të shkoni në pishinë,merrni një uroantiseptik (psh Bactrim)
- Bleni sandale kualitative dhe kujdesuni që shputat t’i mbani të thata
- Mos u ulni në peshqir të thatë dhe me kostume të larjes të lagura
- nëse ndjeni ndonjë dhimbje pas shkuarjes në pishina, vizitoni patjetër mjekun.
