Qysh me u qetësu gjatë kohës që jeni nervoz?
- dua.com Team ·
- 31.05.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Ju ndiheni në siklet, djersiteni, keni rrahje të forta zemre dhe kjo gjendje ju bën të ndiheni mjaft nervoz.Sipas një psikologu, duhet të qetësoheni dhe mos i shkaktoni aspak stres vetes tuaj, por si mund ta bëni këtë? Fillimisht, në qoftë se jeni të shqetësuar do të thotë se ka një arsye të mirë.Mos e fshihni shqetësimin tuaj, por pranojeni se ndiheni nervoz.
Stresi është një ngjarje natyrore që prek këdo. Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave për të zvogëluar stresin. Pranojini vetes se jeni të lodhur Kjo duket mjaft e vështirë, por ju qetëson shumë sepse duke mos pranuar shqetësimin ju ndiheni të pambrojtur dhe nervozoheni duke u përpjekur për të fshehur emocionet tuaja.
Deklarojini audiencës se jeni të shqetësuar Audienca e kupton kur jeni në ankth, kështu që tregojini asaj shqetësimet që ju keni, për shembull duke përdorur frazat: “Se ju e kuptoni kur diskutoni në një grup të madh…” Përshtatuni me sjelljen tuaj nervore, për shembull në qoftë se bëni disa veprime të sikletshme, provoni vetëm të ngadalësoni ritmin e sjelljes tuaj. Gjithashtu nuk duhet të bëni veprime të përsëritura dhe kështu nervozizmi juaj nuk do të jetë aq i dukshëm.