Qysh me u rrezitë më shpejt dhe sigurtë gjatë stinës së verës?

  • dua.com Team ·
  • 06.07.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me u rrezitë më shpejt dhe sigurtë? Në stinën e verës të gjithë duam të marrim rreze dielli dhe ngjyrë.  Mirëpo ka shumë rëndësi të mos digjemi dhe të marrim rreze në mënyrën e duhur.

Prandaj më poshtë po ju japim disa këshilla si të rreziteni më shpejt dhe më sigurtë. Në këtë mënyrë ju do të jeni të kënaqur me ngjyrën që do merrni dhe do shmangni dëmët në lëkurën tuaj.

Pastrojeni mirë lëkurën para ekspozimit të diellit

Një ditë para se të filloni rrezitjen bëni një skrub lëkure dhe pastrojeni lëkrën tuaj nga qelizat e vdekura. Kështu ajo do të fryojmë më mirë dhe do t’i pranoj rrezet e diellit më mirë dhe më lehtë.

Aplikojeni kremin mbrojtës gjysmë ore më herët se me u rrezitë

Shumica i shmangnen kremit mbrojtës kur dalin në diell sepse duan të rreziten.  Mirëpo të paktën dy ditët e para duhet me patjeter ta aplikoni. Bjëni këtë gjysmë ore para se të dilni në diell në mënyrë që ai të këtë efekt më të mirë.

Përdorni vaj ulliri, kokosi ose karrote për me u rrezitë

Kur vjen puna te tërheqja e rrezeve të diellit, këta tre vajra janë më të rekomandueshmit. Prandaj zgjedheni njërin nga këta dhe aplikojeni në lëkurë gjatë rrezitjes. Rezultatet nuk do të ju mungojnë!

Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale

Fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qenë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha. Mos u rreziteni në orët më të nxehta të ditës sepse do të digjen.

dua.com Team

Related