Qysh me u ushtru si yjet e Hollivudit?

  • dua.com Team ·
  • 19.04.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

A e dini se si ushtrojnë yjet e Hollivudit? Para se t\’ia mësyni palestrës dhe t\’ia filloni dietës, hulumtoni trupin tuaj dhe kuptoni se cilat ushtrime do t\’ju sjellin rezultatet më të mira. Trajneri personal i bukurosheve të njohura, Matt Roberts, ka kategorizuar ushtrimet, në varësi të ndërtimi i trupit të femrës.

Ai përkujdeset për dukjen e aktoreve dhe këngëtareve, si Jennifer Lopez, Catherine Zeta-Jones dhe Beyonce, dhe konsideron se ekzistojnë katër lloje të trupit të femrës: \’dardhë\’, \’mollë\’, \’orë me rërë\’ dhe \’gyp\’. Prandaj lexoni dhe mësoni si të ushtroni si yjet e Hollivudit?

FORMA E TRUPIT \”DARDHË\”

Trupi: Kofshë të theksuara, vithe dhe ije ku grumbullohen lehtë shtresat dhjamore.
Yjet e njohura: Beyonce, Rihanna, Jennifer Lopez.
Ushtrimet: Ecja nëpër bjeshkë dhe vrapimi. Ushtrime intensive me intervale të shkurta për pjesën e poshtme të trupit, ushtrime këto që djegin kaloritë dhe përshpejtojnë metabolizmin.

FORMA E TRUPIT \”MOLLË\”

Trupi: Këmbë vitale dhe kofshë të ngushta. Shtresat dhjamore më së shumti grumbullohen përreth belit dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Yjet e njohura: Catherine Zeta Jones, Melanie Griffith, Drew Barrymore.
Ushtrimet: Ushtrime në intervale, kardio-ushtrime si vrapim dhe ngasje e biçikletës, ushtrime këto që shkrijnë kaloritë. Bëni ushtrime të forta për pjesën e poshtme të trupit. Shmangni ushtrimet me pesha të rënda në pjesën e sipërme të trupit.

FORMA E TRUPIT \”ORË ME RËRË\”

Trupi: Beli i ngushtë, gjoks të theksuar dhe ije. Grumbullimi i shtresave dhjamore te kjo formë e trupit është e barabartë pothuajse në të gjitha pjesët e trupit.
Yjet e njohura: Kate Winslet, Sofia Vergara, Salma Hayek.
Ushtrimet: Vrapimi, vallëzimi dhe ushtrimet intensive kardiovaskulare. Kujdes me ushqimin dhe dietat drastike në mënyrë që të mos i humbni format natyrale të trupi.

FORMA E TRUPIT \”GYP\”

Trupi: Gjoks të vogël, kofshë të ngushta dhe bel pak të theksuar.
Yjet e njohura: Taylor Swift, Keira Knightley, Emma Watson.
Ushtrimet: Shtoni konsumimin e proteinave dhe forconi masën muskulore. Kombinimi i ushtrimeve kardio dhe ushtrimet e forcës do të ndikonin në shtimin e masës muskulore.

dua.com Team

Related