Qysh me ushqy femijen shendetshem?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me ushqy femijen shendetshem? Për prindërit e rinj është shumë e rëndësishme ta ushqejnë fëmijën shëndetshëm. Prandaj edhe ushqimi i fëmjëve shpesh është stresues për ta.

Të gjithë duan t’ju japin atyre më të mirën. Mirëpo të zgjedhesh se cila është më e mira ndonjëherë është e vështirë. E rëndësishme është t’i mësoni fëmijët të hanë shëndetshëm.

Si ta arrini këtë?

Dietologia Rolina Naco tregon disa rregullat e arta. Këshilla që i duhen të gjithë prindërve të rinj për ta ushqyer fëmijën  shëndetshëm.  Ajo thotë se që një fëmijë që të ushqehet shëndetshëm duhet të jetë vërtet i uritur!

Në shtëpi duhet të disponohen vetëm ushqime të shëndetshme. Sipas dietologës prindërit janë modeli për të dhënë shembullin.

Sipas saj është shumë e rëndësishme të kemi pak durim duke provuar 3-4 herë një ushqim qoftë edhe në mënyra të ndryshme gatimi. Ajo këshillon të evitohet acarimi me refuzimet e disa ushqimeve.

Pasi do të krijojë një atmosferë negative dhe nuk do të kemi bashkëpunim.

Ajo sygjeron të pranojmë edhe disa ushqime që mund të jenë për një kohë në ‘black list’ (listë e zezë) në një moment të dytë mund të bëhen të preferuara.

Dietologia rekomandon të mos përcillet ankthi dhe emocione të tjera te prindërit në lidhje me ushqimin.

Është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të kuptojë se ushqyerja është një përkujdesje për të dhe jo për të plotësuar dëshirën e mamit, gjyshes apo për të plotësuar dëshirën e një shpërblimi që i është premtuar.

dua.com Team

Related