Qysh me zgjedhe syze qe pershtaten me fytyren tuaj?
- dua.com Team ·
- 27.03.2023 ·
- Personale ·
- 2 min read
Qysh me zgjedhe syze qe pershtaten me fytyren tuaj? Syzet janë absolutisht të nevojshme. Mirëpo të gjejmë formën ideale të syzeve për fytyrën tonë ndonjëherë është e vështirë.
Megjtihatë syzet na duhet sidmos kur kemi problem me shikim apo gjatë stinës së verës e sidomos në plazhë apo pishinë për t’i mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshmë të diellit. Mirëpo është shumë e rëndësishme që ato t’i përshtatim me formën e fytyrës tonë.
Prandaj më poshtë ju japim disa këshilla se si ta gjeni formën ideale të syzeve për fytyrën tuaj.
Fytyrës me formë të rrumbullakët u përshtaten syzet më të mëdha. Kjo shërben për të larguar vëmendjen nga detajet e fytyrës të cilat nuk dëshirojmë të bien në sy.
Fytyra me formë ovale është fytyra që ka nofullën e zgjeruar. Cilatdo syze me formë katrore apo të rumbullakët i përshtaten kësaj forme të fytyrës.
Fytyra në formë katrori është fytyra e cila e ka vijën e flokëve me gjerësi të njejtë sa nofulla. Kësaj forme të fytyrës i përshtaten syzet me formë të rumbullakët.
Në fund kemi fytyrën në formë të zemrës, e cila ka nofullën e ngushtë dhe ballin e gjërë. Syzet të cilat i përshtatet kësaj forme të fytyrës janë syzet të cilat skajet e kornizës i kanë më të larta se sa mesin.