Qysh mos me shtu peshë gjatë vetizolimit nga koronavirus?

  • dua.com Team ·
  • 05.11.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Gjatë krizës  dhe vetizolimit nga koronavirus Netflix apo zakone të tjera të dëmshme nuk janë të problemet e vetme. Njerëzit, tashmë të vetizoluar në shtëpitë e tyre u janë kthyer ushqimeve të shpejta në shtëpi, duke konsumuar më tepër se zakonisht. Kjo është mëse normale sepse ngrënia dhe stresi lidhen shumë më njëra-tjetrën.

Ekspertët e shëndetit thonë se kjo gjëndje e vazhdueshme stresi do rrisë nivelin e obezitetit. Njerëzit tanimë gjatë vetizolimit parkojnë veten në kolltukët e tyre, pak hapa larg nga frigoriferi dhe afër rezervave ushqimore disa mujore. Shumica u janë drejtuar ngrënies emocionale gjatë pandemisë për disa arsye të thjeshta: të qetëson, dhe përkohësisht, ngrënia zgjidh mërzinë. Pra, si ta ndaloni këtë gjë dhe si t’i vendosni stop ngrënies emocionale?

Caktoni orare për t\’u ushqyer

Mundohuni të krijoni një strukturë për gjatë ditës se kur duhet të ushqeheni,” thotë Tatiana Boncompagni, një eksperte e shëndetit. Planifikoni kohën për të ngrënë ushqimin me porcione. Në këtë mënyrë, nëse ndaloni pasi keni ngënë dhe merreni me diçka tjetër, do ta harroni ushqimin. Shënoni orare të caktuara në telefon që të mbani veten nën kontroll.\”

Hani perime dhe ushqime që t\’ju ngopin

Boncompagni rekomandon gjithashtu: \”Hani sa më shumë perime. Nëse e mbushni stomakun me ato të parat, do të keni më pak hapësirë ​​për t\’a mbushur me ushqime të shpejta. Madje, edhe nëse hani gjëra të pashëndetshme më vonë, të paktën e dini se hëngrët edhe gjërat e shëndetshme.

Shpërbleni veten me pak

Si përfundim, krijoni vend për një “ëmbëlsirë” të shëndetshme – psikologjike, jo kalorike. \”Pasi të keni ngrënë, prisni 20 minuta dhe bëni diçka tjetër. Për shembull meditoni, shikoni një serial ose të telefononi një mik\”, thotë ekspertja. Ka shumë rëndësi që të mos konsumoni pa kontroll, sepse më vonë do jetë shumë e vështirë për t’i rrëzuar kilet e e tepërta. 

dua.com Team

Related