Qysh organizohet pastrimi i shtepise?

  • ·
  • 18.06.2020 ·
  • 3004 ·
  • 3 min read

Të gjithë e dimë se pastrimi i shtepise nuk është gjëja më e lehtë në botë. Mirëpo pastrimi i shtepise në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë është e rëndësishme të kemi një plan veprimi. Prandaj mos e nënvlerësoni pastrimin e shtëpisë. Mos punoni pa një plan veprimi dhe pa mjetet që  ju duhen. Më poshtë ne po ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë.

Nga lartë poshtë

Nëse keni një shtëpi dykatëshe atëherë filloni pastrimin gjithmonë nga kati më i epërm e poshtë. Po flasim për raste kur planifikoni të pastroni shtëpinë me rrënjë. Kësisoj ju do të shmangni tollovinë që mund të bartet nga një kat në tjetrin dhe do të jeni më të organizuar.

Dhomë për dhomë

Pastrimi i shtepise behet dhomë për dhomë. Mos e lëshoni njërën dhomë pa përfunduar organizmin e saj tërësisht. Kështu pastrimi do të ju shkojë më mbarë. Sapo ta përfundoni një dhomë ju thjeshtë mund ta mbyllni dhe të filloni me tjetrën. Pra nuk do të mbesni duke u endur nëpër dhoma.

Me produktet e duhura

Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë gjatë mirëmbajtjes së shtëpisë është prodimi i produkteve të gabuara. Ne marrim shumë rekomandime nga familjarët e miqtë por shpesh nuk jemi të kujdesshëm të përdorim produkte që u përshtaten materialit të orendive tona shtëpiake. Prandaj kujdesuni që t’i përdorni produktet e duhura për pastrim në mënyrë që paisjet e juaja shtëpiake të qëndrojnë më gjatë.

Me orar pastrimi

Patjeter se ju duhet një plan pastrimi i shtepise. Vetëm kësisoj ju nuk do të përfundoni duke pastruar çdo ditë e pa orar. Ju duhet të vendosni sa herë në javë mërnri pluhurat apo fshini me fshesë. Sa herë në muaj pastroni dritaret apo sa shpesh ndërroni çarshafët. Organizimi garanton mbarvatjtje prandaj filloni të bëni planin tuaj.

Me ndihmë nga të tjerët dhe angazhim

Nëse nuk jetoni vetëm ne ju këshillojmë të mos e merrni pastrimin e shtëpisë si përgjegjësi vetëm tuajen. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, fëmijët, motrat apo vëllëzërit. Ndani punët dhe përgjegjësitë. Në një ambient të përbashkët banimi të gjithë duhet të bëjnë diçka në mënyrë që pasërtia të jëtë në nivel.

Related