Qysh stabilizohet presioni i gjakut?
- ·
- 26.05.2017 ·
- 3006 ·
- 1 min read
Me Tre gota çaj në ditë jo vetëm mund të reduktohet presioni i gjakut, por edhe minimizojnë variacionin gjatë natës, sipas shkencëtarëve.
Çaji është i dobishëm kryesisht për shkak të flavonoidit, antioksidantë që pengon sëmundjet kardiovaskulare.
Presioni i gjakut i lartë
Presioni i lartë i gjakut rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
“Është e provuar tashmë se çaji është i mirë për shëndetin e zemrës, dhe është pikë kryesore e zbulimit të lidhjes në mes çajit dhe shkakut kryesor të sëmundjeve të zemrës.
Ne kemi treguar se konsumimi i çajit të zi ul presionin e gjakut dhe variacionin e saj gjatë natës,” tha Jonathan Hodgson, profesor në Universitetin e Australisë Perëndimore.
Duke ju falënderuar flavonoidit, çaji i zi ndikon në mirëqenien e shëndetit në shumë mënyra, dhe kjo është veçanërisht e mirë për zemrën.
Pirja e tre ose më shumë gota të çajit të zi në ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit.