Ramazani: Gjithçka që duhet të dini për të

  • dua.com Team ·
  • 16.10.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 5 min read

Çfarë është Ramazani?

Ramazani është muaji i shenjtë i muslimanëve, i cili përfshin agjërimin nga agimi deri pas perëndimit të diellit nga miliona muslimanë në botë.

Agjërimi varet nga koha e agimit dhe perëndimit të diellit, duke çuar në ndryshime të kohëzgjatjes së agjërimit nëpër vende të ndryshme në botë. Në vendet polare, kohëzgjatja e agjërimit mund të arrijë deri në 22 orë gjatë verës ose të jetë vetëm për disa orë gjatë dimrit.

Gjatë kësaj orëve, njerëzit ndalojnë të hanë dhe të pijnë dhe largohen nga sjelljet e gabuara si betimi, gënjeshtra, sjellja e keqe dhe egoizmi.

Para se të hymë në thellësi rreth Ramazanit, ndoshta do të interesonte të dish kuptimin pas fjales Ramazan.

Kuptimi i fjales Ramazan

Fjala Ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

Nga kjo pikepamje, Ramazani nënkuptohet në tri mënyra:

  • Agjërimi gjatë këtij muaji shkakton të nxehtët për shkak të etjes.
  • Agjërimi ia djeg mëkatet njeriut.
  • Agjërimi ushqen dhe ngroh zemrën me dashurinë e nevojshme për Krijuesin e tij dhe krijesat e tij.

Përndryshe, Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik, i cili ndryshon nga kalendari diellor. Data e fillimit dhe përfundimit të Ramazanit ndryshojnë çdo vit rreth dhjetë ditë, në varësi të vëzhgimit të hënës.

Ky muaj bën pjesë në 5 shtyllat e Islamit. Këto janë 5 shtyllat në të cilat bazohet Islami dhe të cilat duhet të respektohen e zbatohen tërësisht për të qenë musliman.

10 pyetje të shpeshta rreth Ramazanit

  • Pse agjërohet?

Agjërimi është një prej kushteve themelore të Islamit, e cila është e quajtur edhe si “varfëria e detyruar”. Kjo përshkruhet metaforikisht nga Islami për të ndërtuar barazinë ndërmjet njerëzve, duke iu refuzuar ushqim, pije dhe kënaqësi fizike.

  • Përpos ushqimit dhe pijeve, a nuk mund të pihet duhani?

Jo, nuk lejohet as duhani apo diçka tjetër. Me plot kuptimin e fjalës, nuk duhet të konsumohet as një pikë uji apo diçka tjetër gjatë orëve të agjërimit.

  • Kush duhet te agjëroj?

Të gjithë personat e rritur që gëzojnë shëndet të mirë duhet të agjerojnë.

  • Kush është i liruar nga agjërimi?

Për disa persona, agjërimi mund të jetë i vështirë për shkak të shëndetit të tyre. Në këto raste, nuk kërkohet që ata të agjërojnë. Kjo përfshin personat e sëmurë, të moshuarit që nuk janë në gjendje të agjërojnë dhe gratë shtatzëna ose ato që japin gji fëmijëve. Për ata që nuk mund të agjërojnë, konsiderohet e mirëfilltë që ata të ushqejne një te varfër për çdo ditë të humbur të agjërimit, në mënyrë që të shfaqin solidaritet ndaj atyre që kanë më pak fat në jetë.

  • Pse gjithmonë ka konfuzion se kur fillon data e parë e Ramazanit? 

Tani ka llogaritje shkencore të sakta që na tregojnë saktë kur fillon hëna e re dhe nuk kemi nevojë të presim derisa dikush vëren një gjysmë hënë të vogël në qiell. Megjithate, disa shkolltarë myslimanë besojnë se duhet të presin derisa hëna në formë gjysmë-hëne të jetë e dukshme në qiell natën sepse kjo është ajo që Muhamedi tha të bëjmë dhe kjo është mënyra si është bërë gjithmonë.

  • A e prish e vjellura agjërimin?

Nëse vjell qëllimisht, agjërimi prishet, por nëse vjellim pa qëllim, atëherë agjërimi vazhdon të jetë i saktë dhe mund të vazhdohet.

  • A e prish e rrjedhura e gjakut nga hunda agjërimin?

Nëse gjaku del nga hunda pa dashje, agjërimi nuk prishet. Edhe nëse agjëruesi humbet sasi të konsiderueshme gjaku nga hunda, agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.

  • A nuk mund të hash para se të flesh qe të mos zgjohesh në Syfyr?

Syfyri nuk është pjesë e detyrueshme e Ramazanit. Ti mund te agjerosh edhe pa syfyr, mirëpo do ishte shumë më e vështire për ty – kjo për shkak të orëve të gjata të agjërimit.

  • A mund të marrin pjesë edhe jomuslimanet në agjërim?

Po – çdo person është i lirë të agjërojë dhe të marrë pjesë në Ramazan nëse dëshiron ta bëjë këtë.

  • Cilat janë dobitë e agjerimit? 

Agjërimi gjatë Ramazanit ka shumë përfitime, si fizike ashtu edhe shpirtërore. Ai mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga toksinat, rritjen e sistemit imunitar dhe ndihmë për humbjen e peshës. Ai gjithashtu ndikon ne rriitjen e  vetëkontrollit, si dhe empatinë për ata që kanë më pak fat në jetë.

dua.com Team

Related