Realiteti virtual
- dua.com Team ·
- 03.04.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Realiteti virtual (VR) a mundet të shpëtojë turizmin? Situata gjithnjë e në zhvillim dhe e paprecedentë e COVID-19 paraqet sfida ekstreme për industrinë e udhëtimit dhe turizmit.
Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (WTTC) ka paralajmëruar se pandemia COVID-19 mund të shkurtojë 50 milion vende pune në të gjithë botën. Kjo është një shifër alarmante duke marrë në konsideratë gjëndjen në të cilën ndodhemi aktualisht. WTTC po u kërkon qeverive të mbrojnë industrinë. Një nga masat e sugjeruara është rritja e buxheteve për promovimin e destinacioneve të udhëtimit. Por si?
Këtu mund të hyj në përdorim realiteti virtual (VR). Ky i fundit mund të lehtësojë dëmin që i është bërë aktualisht industrisë së turizmit. Duke risjellë besimin e humbur tek konsumatorët që duan të udhëtojnë përsëri. Por, ka edhe avantazhe të tjera. Nëse aplikohen si duhet, mund të shpetojnë një nga industritë më të mëdha në botë, që është turizmi.
Promovimi përmes VR për turizmin
Kompanitë turistike mund të promovojnë destinacione dhe të frymëzojnë klientët të udhëtojnë përmes videove me 360 gradë dhe prodhimeve kinematike të VR.
Hotelet dhe linjat ajrore mund të përfitojnë gjithashtu
Mënyra se si hotelet reklamojnë tek klientët ka mbetur në vend ndër vite. Realiteti virtual mund të ofrojë një mënyrë të re për të angazhuar udhëtarët. Sipas World Travel VR, nuk ka mënyrë më të mirë për të promovuar destinacionin tuaj sesa të çoni klientët tuaj potencial virtualisht atje . Kjo gjë arrihet vetëm përmes VR, realitetit të shtuar (AR) dhe video 360 gradë.
Kjo u ofron klientëve përvojën e fundit ‘provo-para-se-të blesh’. Madje, u mundëson pronarëve të hoteleve promovimin e biznesit të tyre përmes një përvoje interaktive në marketing. Pasi të jetë lehtësuar kriza globale, argëtimi i realitetit virtual mund të revolucionojë edhe industrinë e linjave ajrore.
Po për udhëtarët, çfarë sjell realiteti virtual?
Me situatën aktuale të vetizolimit dhe ndalimit të udhëtimit, për shkak të COVID-19, VR mund të ofrojë një zgjidhje urgjente për ata që duan të udhëtojnë. Nuk diskutohet që një përvojë e VR nuk është njësoj sikur të jesh në plazh, por mund të të japë një ndjesinë sikur je atje me të vërtetë. Madje, mund të të ndihmoj të shkëputesh pak nga realiteti aktual.
Do duhet të kalojë një kohë të gjatë para se industria e turizmit dhe udhëtimit të rikthehet në këmbë pas goditjes prej koronavirusit. Madje, drejtori menaxhues i WTTC, u shpreh se pasi e gjitha kjo të kalojë, do të duhen gati 10 muaj që sektori të kthehet në normalitet. Prandaj presim që dëshira dhe kërkesa për turizëm virtual të rritet në muajt e ardhshëm.